ARRU logo
391 - Per_konsumatoret | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

 E drejta për ankesë

 

Të drejtën për të parashtruar ankesë tek Komisioni i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit e ka çdo konsumator, i cili pretendon se të drejtat e tij janë shkelur nga ofruesi i shërbimeve, me veprim, mosveprim apo keqadministrim gjatë ofrimit të shërbimeve.
Ankesa e palës mund të parashtrohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita kur pala është njohur me aktin nga ofruesi i shërbimeve.
Ankesa nuk mund të pranohet nëse parashtrohet  më vonë se gjashtë (6) muaj nga nxjerrja e aktit administrative nga komisioni i shkallës së parë.
Në rast se konsumatori ka parashtruar ankesë dhe ofruesi i shërbimit nuk ka marrë asnjë veprim, atëherë ankesa mund të parashtrohet tek Komisioni i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, por jo më herët se shtatë (7) ditë dhe jo më vonë se dy (2) muaj pas skadimit të afatit për njoftimin e aktit administrativ.
     

Parashtrimi i ankesës

 

Ankuesi mund të dorëzojë ankesën tek Komisioni i Autoritetit si në vijim:
1.1. Në mënyrë fizike, personalisht ose nga i autorizuari i tij;

1.2. Përmes postës së zakonshme apo të certifikuar;

1.3. Ankuesi duhet të plotëson formularin e ankesës i cili mund të gjendet në ueb faqe të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, apo të përmbajë të gjitha të dhënat e kërkuara sipas tij.

Formulari i ankesës