arru

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

LICENCIMI I KOMPANIVE REGJIONALE TË MBETURINAVE – PN 5/09 Datë: 16.12.2009

LICENCIMI I KOMPANIVE REGJIONALE TË MBETURINAVESot në Prishtinë, me një ceremoni rasti, Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM), në pajtim me mandatin e vet ligjor të bazuar në Ligjin Nr. 03/L-086, bëri përtëritjen e Licencave të Shërbimit për gjashtë prej shtatë Kompanitë Regjionale të Mbeturinave (KRM), të cilat ofrojnë shërbimet e grumbullimit të mbeturinave. Licencat e shërbimit të këtyre kompanive janë të vlefshme për afat 1-vjeçar, duke filluar nga data 01 dhjetor 2009.Kompanitë e licencuara janë: (i) KRM ‘Pastrimi’ Sh.A, Prishtinë (ii) KRM ‘Ambienti’ Sh.A, Pejë (iii) KRM ‘Ekoregjioni’ Sh.A, Prizren (iv) KRM ’Çabrati’ Sh.A, Gjakovë (v) KRM ‘Pastërtia’ Sh.A, Ferizaj (vi) KRM ‘Uniteti’ Sh.A, MitrovicëE vetmja Kompani Regjionale e Mbeturinave që ka mbetur e palicencuar është KRM “Higjiena” Sh.A. Gjilan e cila nuk ka aplikuar fare për vazhdimin e licencës së shërbimit. ZRRUM pas konsultimit me komunat përkatëse të cilat janë pronare të kësaj kompanie do të ndërmerr veprimet në pajtim me ligjin.Afrim Lajçi, drejtor i ZRRUM, pasi i përshëndeti të pranishmit, theksoi se ZRRUM ka pasur dilema se a ti vazhdojë licencat e shërbimit apo jo për KRM-të, për arsye se praktikisht asnjëra prej KRM-ve nuk i plotëson kushtet ligjore për të qenë të licencuara.“E gjithë kjo dilemë ka ndodh për faktin se pothuajse të gjitha KRM-të janë financiarisht të paqëndrueshme, si dhe nuk i kanë përmbushur obligimet e pagesës së taksës së licencimit ndaj ZRRUM. Megjithatë, në fund ZRRUM ka vendosur që ti vazhdojë licencat e KRM-ve edhe për një vit, duke dashur që mos të paralizohet ky sektor dhe duke shpresuar se gjatë kësaj periudhe do të rishikohet struktura institucionale në sektorin e mbeturinave dhe ri-definohen më qartë përgjegjësitë e aktorëve të këtij sektori si parakusht fundamental për tejkalimin e problemeve të krijuara në fushën e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë”- tha z. Lajçi.Z. Lajçi foli edhe rreth gjendjes aktuale në sektorin e mbeturinave në Kosovë, e cila është mjaft e rëndë. Këtë gjendje Lajçi e karakterizoi si në vijim:(i) Mungesa e politikave të qarta dhe planit strategjik për menaxhimin e mbeturinave që ka për pasojë paqartësitë ligjore lidhur me rolet dhe përgjegjësitë institucionale në fushën e mbeturinave; (ii) Cilësia e dobët e shërbimeve që iu ofrohen konsumatorëve dhe shtirja e vogël e shërbimeve në zonat rurale; (iii) Mosfunksionimi i inspektoratit në nivel qendror dhe komunal që ka për pasojë hedhjen e mbeturinave vend e pavend; (iv) Infrastruktura e pakompletuar për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave komunale dhe në veçanti të atyre që janë të rrezikshme dhe toksike; (v) Mungesa e infrastrukturës dhe objekteve për ndarjen e mbeturinave dhe mungesa totale e praktikave për reduktimin dhe riciklimin e mbeturinave; (vi) Mungesa e vullnetit politik për krijimin e mekanizmave ligjor detyrues për arkëtimin e faturave për shërbimet e mbeturinave, që ka për pasojë praktikisht bankrotimin e KRM-ve dhe degradimin permanent të deponive të mbeturinave; (vii) Kapacitetet njerëzore dhe profesionale mjaft të limituara në institucionet qendrore dhe në komuna për menaxhim efikas të mbeturinave.“Unë shpresoj që institucionet relevante siç janë MMPH-ja dhe komunat, në mënyrë imediate do ti qasen me seriozitetin dhe përkushtimin e duhur problemeve në menaxhimin e mbeturinave duke i dhënë statusin e prioritetit nacional meqenëse pasojat nga mospërfillja e problemeve të grumbulluara në këtë fushë mund të jenë të rënda dhe afatgjata. Kjo është e domosdoshme jo vetëm si një kusht për integrim në shoqërinë e vendeve të civilizuara evropiane por para së gjithash si një nevojë imanente e shoqërisë tonë për të jetuar në një ambient të pastër dhe të shëndetshëm si çdo vend tjetër normal që pretendon të jetë pjesë e familjes së popujve të civilizuar”- theksoi Lajçi.Pas dorëzimit të licencave z. Lajçi falënderoi të pranishmit për ardhjen dhe bashkëpunimin e tyre gjatë procesit të licencimit duke u dëshiruar suksese në punë dhe duke i inkurajuar në angazhimin maksimal në përmbushjen e përgjegjësive të tyre që dalin nga licencat e dhëna.
Scroll to Top