ARRU logo
2623 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

The Water Services Regulatory Authority held a joint working meeting with the Water Regulatory Authority of Albania


16.04.2024

Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit (ARRU), në bashkëpunim me Entin Rregullator të Ujit (ERRU) nga Shqipëria, zhvilloi takimin e tyre të rregullt për të diskutuar çështjet e përbashkëta lidhur me Metodologjinë e Tarifave, Monitorimin e Performancës së Kompanive të Ujësjellësit, Trajtimin e Ankesave të Konsumatorëve dhe Inspektimin e përmbushjes së standardeve të shërbimit.

Në hapjen e takimit, Drejtoresha e ARRU-së, Znj. Hajrije Morina, dhe Kryetari i ERRU-së, Z. Ndriçim Shani, u përpoqën të theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave midis dy Rregullatorëve për sektorin e ujit në vendet e tyre.

Prezantimet nga ARRU ishin si vijon:

“Monitorimi dhe auditimi vjetor i Performancës së KRU-ve nga ARRU në vitin 2023” nga z. Qamil Musa, Drejtor i Departamentit për Raportim të Performancës
“Inspektimet e përmbushjes së standardeve të shërbimit gjatë viti 2023” nga znj. Zoge Spahiu, Udhëheqëse e Njësisë së Inspektimit
“Sfidat e trajtimit të ankesave të konsumatorëve” nga znj. Mejreme Qerimi, Analiste e Shërbimeve me Konsumatorë
“Rishikimi madhor i Metodologjisë Tarifore në Kosovë 2024” nga z. Refik Ramaj, Drejtor i Departamentit të Tarifave.

Takimi i dy institucioneve u zhvillua në tre sesione, secila prej tyre u përmbyll me një seancë diskutimi për avancimin e praktikave të monitorimit, auditimit, rritjes së besueshmërisë së të dhënave të raportuara, nevojën për tarifa të përshtatshme për zhvillimin dhe investimet në infrastrukturë, si dhe për rritjen e efikasitetit të rregullatorit në trajtimin e ankesave të konsumatorëve.

ARRU dhe ERRU ndanë përvojat dhe sugjerimet për përmirësimin e performancës së ndërmarrjeve te ujesjellesit dhe cilësisë së shërbimit për konsumatorët.

Në përmbyllje, të dyja palët u dakorduan se takimet e përbashkëta janë një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave rregullatore dhe trajnimin e stafit.