arru

Tarifat e Shërbimit

Bazuar në Ligin Nr. 05/L – 042, ARRU përcakton tarifat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që tarifat të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve.
 
ARRU cakton tarifa për: 
  • Shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura
  • Shërbimet e furnizimit të ujit të pa-trajtuar me shumicë
  • Tarifa të ujit të trajtuar me shumicë.
Tarifa përcaktohet nga kërkesa për të ardhura pjesëtuar me vëllimin e ujit të shitur (përshtatur për efiçencën në arkëtimin e të ardhurave). Kërkesa për të ardhura është e përbërë nga tri komponente kryesore: (1) Shpenzimet operative; (2) Mirëmbajtja kapitale dhe (3) Kthimi në Bazën Rregullatore të Aseteve.

Forma e aplikacionit për licencim

Rregulla për Licencimin e Ofruesve të Shërbimeve të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe të Furnizimit të Ujit me Shumicë në Kosovë (R01) 2014

Vendim për shfuqizimin e Rregullës për Amnestinë për Kyçjet ë Paligjshme në Shërbimet Publike të Ujit nga Ofrruesit e Shërbimeve të Ujit dhe Kanalizimit në Kosovë (R07)

Vendim për Ndryshimin e Shtojcës 1 të Rregullës për Shkyçjen e Shërbimeve të Ujit nga Ofruesit e Shërbimeve të Ujit në Kosovë (R05)

Rregullore Nr.07/2016 për Përcaktimin e Tarifave të Shërbimit të Ujit në Kosovë

Rregullore Nr.03/2016 për Kartën e Konsumatorit të Shërbimeve të Ujit në Kosovë

Rregulla për Faljen dhe Rregullimin e Borxheve të Vjetra nga Ofruesit e Shërbimeve të Ujit dhe Kanalizimit në Kosovë (R06) 2014

Rregullore NR.02/2016 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë

Rregullore Nr.01/2016 për Komisionin Këshillues të Konsumatorëve për Shërbimet e Ujit në Kosovë

Rregullore Nr. 05/2016 për Licencimin e Ofruesve të Shërbimevetë Ujit në Kosovë

Proceset Tarifore

Para vitit 2009 tarifat e furnizimit me ujë dhe tarifat për ujëra të ndotura përcaktoheshin çdo vit mbi bazën e të dhënave historike financiare, e që përdoreshin si përcaktues kryesor i nevojave financiare për vitin pasues. 

Në vitin 2008 ARRU fillon procesin e parë të shqyrtimit 3 vjeçar të tarifave (2009-2011), i cili bazohej në projeksione larg-pamëse të shpenzimeve, investimeve kapitale dhe lejimit për kthim në kapital të mjaftueshëm për të tërhequr investitorët në sektor. Tarifat ishin vendosur paraprakisht mbi nivelet e çmimeve të vitit bazë (2008) për tre vitet e periudhës së shqyrtimit. 

Në vitin 2011 ARRU përmirëson procesin tarifor 2012-2014, duke zhvilluar një Biznes Plan Rregullator i cili ishte më i lehtë për t’u përdorur, si dhe është përmirësuar baza e raportimit të të dhënave. 

Proceset tarifore të radhës janë vazhdimësi e metodologjisë tarifore të viteve 2012-2014, ku janë bërë modifikime të nevojshme në BPRR dhe në formatin e raportimit.

Rregullore Nr. 08/2018 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores 02/2016 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë

Rregull mbi Tarifat e Shërbimeve për Shërbimet e Grumbullimit të Mbeturinave në Kosovë (R02 /SWC) 2005

Rregull për Standardet e Shërbimit për Ofruesit e Shërbimeve për Grumbullimin e Mbeturinave në Kosovë (R03 /SWC) 2005

Rregull për Faljen dhe Rregullimin e Borxheve të Vjetra për Ofruesit e Sherbimeve të Grumbullimit të Mbeturinave në Kosovë (R05 /SWC) 2005

Rregulla për Licencimin e Ofruesve të Shërbimit të Grumbullimit të Mbeturinave në Kosovë (R01 /SWC) 2005

Rregull për Përcaktimin e Tarifave të Shërbimit nga Ofruesit e Shërbimeve të Ujit dhe Ujërave të Zeza si dhe Furnizuesit e Ujit me Shumicë në Kosovë (R 02 / W &WW ) 2005

Rregulla për Faljen dhe Rregullimin e Borxheve të Vjetra nga Ofruesit e Shërbimeve të Ujësjellësit dhe Ujërave të Zeza në Kosovë (R06/W&WW) 2005

Rregulla për Komisionet Këshilluese të Konsumatorëve për Shërbimet e Ujit dhe Mbeturinave në Kosovë (R08 /W&SW) 2005

Rregull për Kartën e Konsumatorëve për Ofruesit e Shërbimeve të Ujit dhe Ujërave të Zeza në Kosovë (R04/W&WW) 2005

Rregull për Përcaktimin e Tarifave të Shërbimit nga Ofruesit e Shërbimeve të Ujit dhe Ujërave të Zeza si dhe Furnizuesit e Ujit me Shumicë në Kosovë (R 02 / W&WW) 2005

Urdhëresat Tarifore

Raportet

Departamenti i Tarifave, përpilon raporte të rregullta ku vlerësohet shkalla e përmbushjes së caqeve të përcaktuara me procesin tarifor dhe jep një pasqyrë të përgjithshme të sektorit për periudhën e shikuar të analizës.
ARRU përcjell për së afërmi afarizmin e KRU-ve me të dhënat të cilat i aprovon gjatë procesit tarifor, dhe kjo bëhet përmes:
  • Raporteve periodike (6 mujore, 9 mujore, 11 mujore) – me të dhënat e pa-audituara, të cilat KRU-të i kanë raportuar në ARRU,
  • Raporteve vjetore – ku merren për bazë të dhënat e audituara vjetore dhe ato pastaj krahasohen me caqet të cilat i ka përcaktuar ARRU për atë vit të procesit tarifor.
DT bën edhe analiza të tjera të cilat i paraqet përmes raporteve të ndryshme.
Scroll to Top