arru

ARRU, monitoron dhe raporton çdo vit performancën kombëtare për shërbimet e ujit në Kosovë dhe për këtë qëllim ka zhvilluar një suitë të plotë të treguesve të performancës të cilat përfshijnë aspektet operative, financiare, shërbimeve ndaj konsumatorëve, si dhe standardeve të shërbimit.

Përmes Monitorimit të performancës, ARRU synon të masë punën e shtatë Kompanive Rajonale të Ujit(KRU), me qëllimin e vetëm për të lehtësuar përmirësimin e performancës së tyre. Monitorimi i Performancës, gjithashtu është i rëndësishme edhe për faktin e ngritjes së përgjegjëshmëris dhe transparencës së KRU para publikut të gjerë.

Matja dhe vlersimi i performancën vjetore të KRU, bëht sipas metodologjis së  përvetsuar nga ARRU, e cila është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare që janë në zbatim nga rregullatorët e ketij sektori, ku në fokus janë kerkesat specifike rregullatore, me nivele të veçanta të shërbimeve dhe të implikimeve të kostos për konsumatorin. Në perdorim pra, është vendosur koncepti i vlerësimit të performancës ndaj kompanisë e cila funksionon mirë dhe ofron shërbime efiçente në; Furnizimin me ujë dhe Shërbime të ujërave të ndotura, mbi bazën e cilësisë së ujit, niveleve të shërbimit, mbulueshmërisë si dhe efiçencës komerciale dhe financiare.

Publikimi i Raporteve Vjetore për Performancën e kompanive të ujit nga ana e ARRU, është në përputhje me praktikat më të mira rregullatore e kjo për të demonstruar transparencë në sektor, për të promovuar përgjegjshmërinë menaxhuese të ofruesit të shërbimit dhe inkurajuar përmirësime ngritëse të performancës, gjithashtu Raporti Vjetor i Performances, është një burim i rëndësishëm i informacioneve për të gjitha palët e interesit.

Shtojcat e Raportit të Performancës 2020

Shërbime të furnizimit me ujësjellës

  • Cilësia e ujit të pijshëm
  • Presioni në rrjetin e ujësjellësit
  • Disponueshmëria me ujësjellës
  • Mbulimi me shërbime të ujësjellësit
  • Efiçienca e kostos së furnizimit me ujësjellës
  • Uji i pa faturuar

Shërbime të Ujërave të Ndotura

  • Cilësia e shkarkimit të ujëra të ndotura
  • Besueshmëria e sherbimit
  • Mbulimi me shërbime të ujëra të ndotura
  • Efiçienca e kostos së sherbimeve të ujëra të ndotura

Performanca Financiare - Komerciale

  • Profitabiliteti
  • Efiçienca komerciale

Metodologjia e Vlerësimit të Performancës

Vlerësimi i performancës bëhet sipas metodologjisë, ku në fokus janë kërkesat specifike rregullatore, në nivele të veçanta të shërbimeve dhe të implikimeve të kostos për konsumatorin. Pra, është bëre një krahasim në lidhje me nivelin ‘ideal’ të performancës së pritshme të kompanisë që funksionon mirë dhe ofron furnizim efiçentë me ujë dhe shërbime për ujëra të ndotura. Performanca e përgjithshme paraqet kombinimin e  rezultateve nga  tri kategoritë e biznesit të kompanisë, dmth: furnizimi me ujë, shërbime të ujërave të ndotura si dhe eficencen komerciale.

Definicionet e treguesve të performancës

Raportet Vjetore të Performancës

Raporti vjetor i performancës për vitin 2024

Raporti vjetor i performancës për vitin 2023

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë 2022

Raporti gjashtë mujor i Performancës së Ofruesëve të Shërbimeve të Ujit në Kosovë – 2022 H1

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë 2021

Shtojcat e Raportit të Performancës 2020

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë 2020

Shtojcat e Raportit të Performancës 2019

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë 2019

Raporti Vjetor i Përformancës 2018

Scroll to Top