arru

Tarifat e Shërbimit

Bazuar në Ligin Nr. 05/L – 042, ARRU përcakton tarifat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që tarifat të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve.
 
ARRU cakton tarifa për: 
  • Shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura
  • Shërbimet e furnizimit të ujit të pa-trajtuar me shumicë
  • Tarifa të ujit të trajtuar me shumicë.
Tarifa përcaktohet nga kërkesa për të ardhura pjesëtuar me vëllimin e ujit të shitur (përshtatur për efiçencën në arkëtimin e të ardhurave). Kërkesa për të ardhura është e përbërë nga tri komponente kryesore: (1) Shpenzimet operative; (2) Mirëmbajtja kapitale dhe (3) Kthimi në Bazën Rregullatore të Aseteve.

Njoftim për takimet e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve për muajin korrik 2019

Njoftim për takimet e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve për muajin qershor 2019

Njoftim për takimet e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve për muajin maj 2019

Njoftim për takimet e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve për muajin prill 2019

Njoftim për takimet e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve për muajin mars 2019

Njoftim për takimet e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve për muajin shkurt 2019

Njoftim për takimet e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve për muajin janar 2019

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit me Komisionin Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (ERC) të Republikës së Maqedonisë

Njoftim për takimet e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve për muajin dhjetor 2018

Njoftim për takimet e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve për muajin nëntor 2018

Proceset Tarifore

Para vitit 2009 tarifat e furnizimit me ujë dhe tarifat për ujëra të ndotura përcaktoheshin çdo vit mbi bazën e të dhënave historike financiare, e që përdoreshin si përcaktues kryesor i nevojave financiare për vitin pasues. 

Në vitin 2008 ARRU fillon procesin e parë të shqyrtimit 3 vjeçar të tarifave (2009-2011), i cili bazohej në projeksione larg-pamëse të shpenzimeve, investimeve kapitale dhe lejimit për kthim në kapital të mjaftueshëm për të tërhequr investitorët në sektor. Tarifat ishin vendosur paraprakisht mbi nivelet e çmimeve të vitit bazë (2008) për tre vitet e periudhës së shqyrtimit. 

Në vitin 2011 ARRU përmirëson procesin tarifor 2012-2014, duke zhvilluar një Biznes Plan Rregullator i cili ishte më i lehtë për t’u përdorur, si dhe është përmirësuar baza e raportimit të të dhënave. 

Proceset tarifore të radhës janë vazhdimësi e metodologjisë tarifore të viteve 2012-2014, ku janë bërë modifikime të nevojshme në BPRR dhe në formatin e raportimit.

Diskutim publik i Draft Rregullores për Përcaktim të Tarifave

Komunikatë për media – ARRU publikon Urdhëresat Tarifore për Ofruesit e Shërbimeve të Ujit për vitin 2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Plani i diskutimeve publike – Shqyrtimi i Procesit Tarifor 2026-2028

Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Programin Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore te Kosovës

Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit zhvilloi një takim të përbashkët pune me Entin Rregullator të Ujit të Shqipërisë

Përgjigje ndaj Konsultimit mbi politikën e ardhshme të tarifave të furnizimit me ujë

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë 2022

Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi shtesë me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Urdhëresat Tarifore

Raportet

Departamenti i Tarifave, përpilon raporte të rregullta ku vlerësohet shkalla e përmbushjes së caqeve të përcaktuara me procesin tarifor dhe jep një pasqyrë të përgjithshme të sektorit për periudhën e shikuar të analizës.
ARRU përcjell për së afërmi afarizmin e KRU-ve me të dhënat të cilat i aprovon gjatë procesit tarifor, dhe kjo bëhet përmes:
  • Raporteve periodike (6 mujore, 9 mujore, 11 mujore) – me të dhënat e pa-audituara, të cilat KRU-të i kanë raportuar në ARRU,
  • Raporteve vjetore – ku merren për bazë të dhënat e audituara vjetore dhe ato pastaj krahasohen me caqet të cilat i ka përcaktuar ARRU për atë vit të procesit tarifor.
DT bën edhe analiza të tjera të cilat i paraqet përmes raporteve të ndryshme.
Scroll to Top