ARRU logo
383 - Monitorimi | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Kriteret, definicionet, koeficienti dhe kalkulimet për matjen e performancës

Parametri

Kriteret për matjen e performancës

Matja e performancës të furnizimit me ujësjellës

Cilësia e ujit

Definicioni:

Kombinimi i performancës së testeve bakteriologjike dhe fizike / kimike në bazë të koeficient krahasues 75:25.

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 25%

Kalkulimi:

 [ U.1.A.01 x 0.75 + U.1.A.02 x 0.25] x 25%

Presioni

Definicioni:

Përqindja e pronave të paprekura nga presioni që bie nën nivelet e presionit minimal dhe testet e performancës fizike / kimike në bazë të koeficient krahasues75:25.

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 5%

Kalkulimi:

 [100% - U.1.A.04] x 5%

Disponueshmëria

Definicioni:

Definuar si përqindje (e rregulluar) e pronave të paprekura nga furnizime të çrregullta. Ky tregues është i rregulluar për të reflektuar shkallën me të cilin ata që janë të prekur nga ndërprerjet e furnizimit janë të prekur nga peshimi/koeficienti i numrit të amvisërive me furnizim më të pakët se 18 orë me faktorin prej 2.

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 20%

Kalkulimi:

 [100% - 0.5 x U.1.A.08 – U.1.A.10] x 20%

Shtrirja e shërbimit

Definicioni:

Përqindja e popullatës në zonën e shërbimit që shërbehet me furnizim me ujë të pijshëm.

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 20%

Kalkulimi:

 [U.2.A.02] x 20%

Uji i Pa faturuar

Definicioni:

Volumi total i UPF i pjesëtuar me volumin total të ujit të prodhuar

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 20%

Kalkulimi:

Nëse UPF(%) ≤25%=20%

Ose

UPF(%) ≥  60% = 0%

Të tjerët

[60%- UPF%]/35% ] x 20%

Efiçenca e kostos

 

Definicioni:

Kosto për njësi e ujit të shitur krahasuar me koston e vlerësuar për njësi gjatë rishikimit tarifor    (UWT) (duke përjashtuar kthimin në kapital). Kostoja për njësi më e vogël ose e barabartë me 90% të UwT­ do të merr 100% dhe kostoja për njësi e barabartë ose që e tejkalon 140% të UWT­ do të merr 0%. Kostot e njësisë në mes 90% dhe 140% të UWT­  kalkulohen proporcionalisht.

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 10%

Kalkulimi:

 Nëse W.3.B.03 ≥ 140% x UwT = 0%

ose

 Nëse W.3.B.03 ≤ 90% x UwT  = 100% x 10% = 10%

Të tjerët

[[140% - (W.3.B.03/UWT] / 50%] x 10%

Matja e performancës së shërbimit të ujërave të ndotura

Cilësia e ujërave të ndotura  të shkarkuara

Definicioni:

Pasi që nuk ndërmerret monitorimi i cilësisë së efluentit do të aplikohet një tregues zëvendësues i bazuar në përqindjen e popullsisë së shërbyer nga shërbimet për trajtimin e ujërave të ndotura (duke përfshirë gropat septike mirë funksionuese në zonat rurale dhe gjysëm rurale).

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 20%

Kalkulimi:

[S.2.A.04] x 20%

Besueshmëria

Definicioni:

Numri vjetor i incidenteve të tejngarkesës së kanalizimeve per 100 km të gypave krahasuar me nivelin ideal prej 0 deri në maksimum 100

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 20%

Kalkulimi:

Nëse S.1.B.02 ≥ 100   = 0%

Të tjerët

[100 - S.1.B.02 ] x 20%

Shtrirja e shërbimit

Definicioni:

Përqindja e popullsisë në zonën e shërbimit që shërbehet me një sistem të kanalizimit  (duke përfshirë ato që përdorin gropat septike në zonat rurale dhe gjysëm rurale).

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 50%

Kalkulimi:

[S.2.A.02] x 50%

Efiçenca e kostos

Definicioni:

E definuar si kosto për njësi për shërbimet e ujërave të ndotura për amvisëritë e shërbyera krahasuar me koston për njësi të vlerësuar në rishikimin tarifor (UST) (duke përjashtuar kthimin në kapital). Kosto për njësi më e vogël ose e barabartë me 90% të UST do të merr 100% dhe kostoja për njësi e barabartë ose që tejkalon 140% e UST­ do të merr 0%. Kostot për njësi në mes 90% dhe 140% të UST  janë të kalkuluara proporcionalisht

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 10%

Kalkulimi:

 Nëse W.3.B.03 ≥ 140% x UST = 0%

ose

 Nëse W.3.B.03 ≤ 90% x UST  = 100% x 10% = 10%

Të tjerët

[[140% - ( W.3.B.03/UST] / 50%] x 10%

Shërbimet e përbashkëta dhe matja e performancës komerciale

Furnizimi me ujësjellës

Definicioni:

Poentimi i performancës së ujit i shumëzuar me koeficientin e përgjithshëm të performancës

Koeficienti i përgjithshëm i performances: 45%

Kalkulimi:

[Poentimi i performancës së ujit] x 45%

Shërbimet me ujëra të ndotura

Definicioni:

Poentimi i performancës së shërbimeve për ujëra të zeza i shumëzuar me koeficientin e përgjithshëm të performancës

Koeficienti i përgjithshëm i performancës: 35%

Kalkulimi:

[Poentimi i performancës për ujëra të ndotura] x 35%

Raportimi rregullator

 

Raportimi rregullator

 Definicioni

Besueshmëria  e të e dhënave e përcaktuar me procesin e Auditimit

Kalkulimi

[Poentimi i besueshmerisë së të dhënave] x 5%

Financiare / komerciale

Profitabiliteti

Definicioni:

Kthimi në kapital ashtu siç është i përcaktuar në llogaritë rregullatore pjesëtuar me kthimin në kapital të dhënë në rishikimin tarifor (ROCT)

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 5%

Kalkulimi:

Nëse F.2.B.02 ≤ 0% = 0%

ose

 Nëse F.2.B.02 ≥  ROCT = 5%

Të tjerët

[F.2.B.02 / ROCT ] x 5%

Efiçenca komerciale

Definicioni:

Eficenca e arkëtimit të të ardhurave sipas matjes së të ardhurave të arkëtuara pjesëtuar me totalin e faturimit me një rang prej 60% që është e barabartë me performancën zero deri në maksimumin prej 100% që është performanca ideale.

Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 10%

Kalkulimi:

 Nëse F.1.B.06 ≤ 60% = 0%

ose

 Nëse F.2.B.02 ≥  100% = 10%

Të tjerët

[F.2.B.02 – 60%]/40% ] x 10%