Njoftim për takimet e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve për muajin maj 2019
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në bashkëpunim me komunat, ka themeluar Komisionet Këshilluese të Konsumatorëve në 7 rajone të Kosovës, me qëllim të shqyrtimit dhe zgjidhjes së ankesave të konsumatorëve, që kanë të bëjnë me shërbimet e ujësjellësit. Takimet mbahen sipas orarit të paraqitur më poshtë dhe janë të hapura për publikun.
Rajoni
Data e takimit
Koha e takimit
Vendi i takimit
Gjakovë
06 Maj 2019
10:00
Ndërtesa e KRU “Gjakova”, Gjakovë
Ferizaj
08 Maj 2019
10:00
Ndërtesa e Komunës së Ferizajt
Pejë
10 Maj 2019
10:00
Ndërtesa e re KRU “Hidrodrini”, Pejë
Prishtinë
15 Maj 2019
10:00
Ndërtesa e ARRU në Prishtinë
Prizren
17 Maj 2019
10:00
Ndërtesa e Komunës së Prizrenit
Gjilan
23 Maj 2019
10:00
Ndërtesa e KRU “Hidromorava”, Gjilan
Mitrovicë
31 Maj 2019
10:00
Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës