Tarifat e Shërbimit
- Shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura
- Shërbimet e furnizimit të ujit të pa-trajtuar me shumicë
- Tarifa të ujit të trajtuar me shumicë.
Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet ARRU dhe Komisionit Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë
Proceset Tarifore
Para vitit 2009 tarifat e furnizimit me ujë dhe tarifat për ujëra të ndotura përcaktoheshin çdo vit mbi bazën e të dhënave historike financiare, e që përdoreshin si përcaktues kryesor i nevojave financiare për vitin pasues.
Në vitin 2008 ARRU fillon procesin e parë të shqyrtimit 3 vjeçar të tarifave (2009-2011), i cili bazohej në projeksione larg-pamëse të shpenzimeve, investimeve kapitale dhe lejimit për kthim në kapital të mjaftueshëm për të tërhequr investitorët në sektor. Tarifat ishin vendosur paraprakisht mbi nivelet e çmimeve të vitit bazë (2008) për tre vitet e periudhës së shqyrtimit.
Në vitin 2011 ARRU përmirëson procesin tarifor 2012-2014, duke zhvilluar një Biznes Plan Rregullator i cili ishte më i lehtë për t’u përdorur, si dhe është përmirësuar baza e raportimit të të dhënave.
Proceset tarifore të radhës janë vazhdimësi e metodologjisë tarifore të viteve 2012-2014, ku janë bërë modifikime të nevojshme në BPRR dhe në formatin e raportimit.
Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet ARRU dhe Komisionit Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë
Urdhëresat Tarifore
Raportet
- Raporteve periodike (6 mujore, 9 mujore, 11 mujore) – me të dhënat e pa-audituara, të cilat KRU-të i kanë raportuar në ARRU,
- Raporteve vjetore – ku merren për bazë të dhënat e audituara vjetore dhe ato pastaj krahasohen me caqet të cilat i ka përcaktuar ARRU për atë vit të procesit tarifor.
