Roli dhe Përgjegjësitë
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, ARRU ushtron funksionet e veta si autoritet rregullator për sektorin e ujit përmes këtyre autorizimeve dhe përgjegjësive kryesore:
- Licencimin e ofruesve të shërbimeve të ujit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kushteve të përcaktuara me licencë
- Përcaktimin dhe miratimin e tarifave të shërbimeve, duke siguruar që ato të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmëri financiare të ofruesve të shërbimeve
- Vendosjen e standardeve të shërbimit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre nga ofruesit e shërbimeve
- Monitorimin e performancës së ofruesve të shërbimeve në raport me kushtet e licencës dhe objektivat e procesit tarifor
- Shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankesave të konsumatorëve në shkallën e dytë të procedurës administrative
- Hartimin dhe miratimin e rregulloreve, standardeve dhe vendimeve rregullatore në përputhje me ligjin
- Inspektimin e standardeve të shërbimit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të akteve ligjore të Autoritetit
Llogaridhënia
Në pajtim me Ligjin Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili emëron Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin e ARRU-së. ARRU i paraqet komisionit parlamentar përkatës pranë Kuvendit raportin vjetor të punës për vitin paraprak, si dhe planin e punës me objektivat e performancës për periudhën pasuese. Gjithashtu, këto dokumente publikohen në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut.
Financimi
ARRU financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. ARRU realizon të hyra vetanake nga taksa vjetore e licencimit të ofruesve të shërbimeve të ujit, të cilat realizohen përmes llogarisë bankare të ARRU-së dhe, në përputhje me rregullat buxhetore në fuqi, transferohen në Buxhetin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës, duke përbërë kontribut në financimin e përgjithshëm buxhetor.
Vizioni dhe Misioni
Vizioni
“Shërbime cilësore, të sigurta dhe efiçente të shërbimeve të ujit, për të gjithë konsumatorët në Kosovë”
Misioni
“Rregullimi i shërbimeve të ujit në mënyrë efektive dhe transparente në pajtim me praktikat e mira Evropiane të cilat sigurojnë që ofruesit e shërbimeve të ujit të japin shërbime kualitative, të qëndrueshme dhe me çmime të përballueshme në tërë Kosovën, duke pasur parasysh ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit Publik”
Synimet Strategjike
- Zhvillimi dhe implementimi i kornizës rregullatore e cila siguron ofrimin e shërbimeve cilësore me kosto të arësyeshme për konsumatorët e shërbimeve të ujit;
- Mbrojtja e interesave afatshkurta dhe afatgjata të konsumatorëve duke siguruar se ofruesit e shërbimeve ujit nuk keqpërdorin pozitat e tyre të monopolit dhe rrjedhimisht ofrojnë shërbimet efiçente në pajtim me standardet e përcaktuara të shërbimit;
- Përcaktimi i tarifave të shërbimit duke u bazuar në parimin e mbulimit të kostove të Ofruesve të Shërbimit duke pasur parasysh me këtë rast përballueshmërinë e tyre për konsumatorët.
- Stimulimi i konkurrencës në shërbimet e ujit përmes krahasimit të performancës së Ofruesve të Shërbimeve;
- Ngritja e transparencës dhe përgjegjësisë në sektorët e shërbimeve të ujit përmes monitorimit të performancës dhe raportimit publik për performancën e tyre
Menaxhmenti i ARRU
Bazuar në Ligjin Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, ARRU ka Drejtorin dhe Zavendësdrejtorin , të cilët emrohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Emri dhe Mbiemri
Hajrije Morina
Pozita:
Drejtor i ARRU

Emri dhe Mbiemri
Abedin Azizi
Pozita:
Zv.Drejtor i ARRU
Struktura Organizative
ARRU përbëhet nga katër departamente dhe njësia e inspektimit, tri prej departamenteve janë përgjegjëse për aktivitetet regullatore dhe një departament ofron mbështetje për punën e zyrës si dhe njësia e inspektimit që mbikëqyr zbatimimin e akteve ligjore të ARRU.
Organizimi i brendshëm dhe procedurat administrative dhe rregullatore në bazë të së cilave funksionon ARRU janë përcaktuar me një dokument të veqantë të nxjerrë nga Drejtori i ARRU-së.
