Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, organizoi takim pune/punëtori, lidhur me – Ujin e pa faturuar dhe Verifikimin e mënyrës së faturimit të konsumatorëve
Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, organizoi takim pune/punëtori, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga palët e sektorit të ujit: ARRU, KRU dhe SHUKOS.Takimi u hap nga Z. Abedin Azizi, Zv. Drejtor i ARRU.Temat e prezantuara ishin:Prezantimet nga Qamil Musa, Drejtor i Departamentit për Raportim të Performancës –ARRUUji i pa-faturuar dhe trendët e performancës për vitin 2022 H1.
Prezantimi nga Zoge Spahiu, Udhëheqëse e Njësisë së Inspektimit -ARRUVerifikimi i mënyrës së faturimit të konsumatorëve – Zbatimi i nenit 27 të Rregullores Nr. 10/2019 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit.Në fund të punëtorisë pas një përmbledhjeje te diskutimeve, Z. Azizi i njoftoi të pranishmit se së shpejti menaxhmenti i ARRU do i përcjell rekomandimet, e më pastaj do të vizitojë secilën KRU veçmas për ti diskutuar hapat konkret për fillimin e përmbushjeve ligjore që i kanë ndërmarrjet e ujësjellësit në lidhje me matjen e ujit dhe faturimin sipas matjes.

