arru

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit me Komisionin për Industrinë e Ujit të Skocisë (WICS)

Sot në zyret e Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Industrisë së Ujit të Skocisë (WICS), dhe qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes dy Rregullatorëve.Takimi u hap nga Drejtori i ARRU-së Z. Preteni, i cili u uroi mirëseardhje delegacionit dhe shprehu kënaqësinë për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit në mes dy rregullatorëve, me shpresë që të dy palët do të përfitojmë nga kjo marrëveshje.Gjatë takimit u diskutua rreth sektorit të ujit në përgjithësi në të dy shtetet, funksionalizimi i ARRU,struktura organizative, rreth përcaktimit të tarifave, rreth mënyrës dhe formës së licencimit, inspektimit, performancës, si dhe rreth formave dhe mënyrës së shqyrtimit të ankesave të konsumatorëve.Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, të dyja palët vizituan fabrikën për trajtimin e ujit në Shkabaj, ku i mirëpriti Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Prishtina’.
Scroll to Top