arru

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Keqpërdoruesit dhe kyçjet e pa autorizuara në rrjetin e ujit të pijshëm do të ndiqen penalisht

Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit ka realizuar një seri takimesh pune me të gjithë ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë. Një nga çështjet kyçe që është ngritur në të gjitha këto takime ka qenë ndërmarrja e veprimeve ligjore kundër keqpërdoruesve të ujit dhe kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit. Si rezultat i keqpërdorimeve të ujit dhe kyçjeve të pa autorizuara në rrjetin publik, humbjet e ujit janë shumë të larta, që në nivel vendi në vitin 2021 janë llogaritur të jenë 55%.ARRU ka kërkuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve të ujit që të intensifikojnë përpjekjet për identifikimin dhe përdorimin e të gjithë mekanizmave ligjor kundër të gjithë atyre që e shfrytëzojnë ujin nga rrjeti publik pa lejen e ofruesit të shërbimeve të ujit. Shfrytëzimi i ujit në mënyrë të pa autorizuar paraqet vepër penale dhe si veprim është i dënueshëm sipas Kodit Penal të Kosovës.Keqpërdorimi i ujit do të paraqet vështirësi të theksuara për furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në veçanti gjatë sezonit të verës.ARRU po ashtu ka inkurajuar ofruesit e shërbimeve të ujit që të rrisin përpjekjet për të nënshkruar kontratat e shërbimit (për ujë dhe ujëra të ndotur) me të gjithë konsumatorët, si mekanizëm për të zvogëluar keqpërdorimet e ujit dhe rastet e kyçjeve të pa autorizuara në rrjetin publik
Scroll to Top