arru

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Në lidhje me lajmin e publikuar në portalin Infokus Plus, Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, përmes kësaj komunikate për media dëshiron të bëjë të qartë me sa vijon:Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit (ARRU) është duke u marrë me procesin e rregullt tre-vjeçar të përcaktimit të tarifave, e aktualisht jemi në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve tarifore të pranuara nga ofruesit e shërbimeve të ujit. Procesit të përcaktimit të tarifave, ashtu siç e parasheh korniza ligjore, i paraprin diskutimi publik, të cilin jemi duke e zhvilluar nëpër të gjitha regjionet. Secila prej Kompanive Rajonale të Ujit (KRU) e paraqet kërkesën tarifore për tre vitet e ardhshme, e në anën tjetër Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, do të bëjë analizën dhe vlerësimin e pavarur profesional të aplikacioneve sipas metodologjisë tarifore duke i sfiduar Kompanitë Rajonale për rritje të efiçiencës. Në fazën aktuale të procesit të shqyrtimit të aplikacioneve tarifore, nuk mund të flasim për nivele tarifash. Ky proces do të përfundojë deri në fund të muajit dhjetor, kur edhe do të lëshohen Urdhëresat Tarifore për tre vitet e ardhshme (2026-2028) për të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujit.
Scroll to Top