Workshopi i mbajtur në Ohër, ZRRUM-ERRU, 22-23 shtator 2011
Workshopi i mbajtur në Ohër, ZRRUM-ERRU, 22-23 shtator 2011Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina, së bashku me Entin Rregullator të Ujit nga Shqipëria, më 22 dhe 23 shtator, në qytetin e Ohrit të Maqedonisë, , mbajti një takim
(i treti me radhë), duke u bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të të dy institucioneve në fjalë.Ky takim kryesisht bazohet në shkëmbim të eksperiencës dhe aktiviteteve që kryhen në të dy entet.
Edhe këtë herë u trajtuan çështje dhe tema të rëndësishme rreth Metodologjisë së vendosjes së Tarifave, Kontabilitetit Rregullator, Raportit të Performancës (të veçantat e këtij raporti), Çështjet e Licencimit (Kushtet e licencës).Në dallim nga takimet e mëhershme, sivjet e veçantë ishte prezenca e përfaqësuesve të të dy projekteve mbështetëse (të të dy institucioneve tona IPA & GIZ), të cilët prezantuan përmbledhjen e projektit, si dhe të arriturat e deri tanishme.


