ARRU, monitoron dhe raporton çdo vit performancën kombëtare për shërbimet e ujit në Kosovë dhe për këtë qëllim ka zhvilluar një suitë të plotë të treguesve të performancës të cilat përfshijnë aspektet operative, financiare, shërbimeve ndaj konsumatorëve, si dhe standardeve të shërbimit.
Përmes Monitorimit të performancës, ARRU synon të masë punën e shtatë Kompanive Rajonale të Ujit(KRU), me qëllimin e vetëm për të lehtësuar përmirësimin e performancës së tyre. Monitorimi i Performancës, gjithashtu është i rëndësishme edhe për faktin e ngritjes së përgjegjëshmëris dhe transparencës së KRU para publikut të gjerë.
Matja dhe vlersimi i performancën vjetore të KRU, bëht sipas metodologjis së përvetsuar nga ARRU, e cila është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare që janë në zbatim nga rregullatorët e ketij sektori, ku në fokus janë kerkesat specifike rregullatore, me nivele të veçanta të shërbimeve dhe të implikimeve të kostos për konsumatorin. Në perdorim pra, është vendosur koncepti i vlerësimit të performancës ndaj kompanisë e cila funksionon mirë dhe ofron shërbime efiçente në; Furnizimin me ujë dhe Shërbime të ujërave të ndotura, mbi bazën e cilësisë së ujit, niveleve të shërbimit, mbulueshmërisë si dhe efiçencës komerciale dhe financiare.
Publikimi i Raporteve Vjetore për Performancën e kompanive të ujit nga ana e ARRU, është në përputhje me praktikat më të mira rregullatore e kjo për të demonstruar transparencë në sektor, për të promovuar përgjegjshmërinë menaxhuese të ofruesit të shërbimit dhe inkurajuar përmirësime ngritëse të performancës, gjithashtu Raporti Vjetor i Performances, është një burim i rëndësishëm i informacioneve për të gjitha palët e interesit.
Shërbime të furnizimit me ujësjellës
- Cilësia e ujit të pijshëm
- Presioni në rrjetin e ujësjellësit
- Disponueshmëria me ujësjellës
- Mbulimi me shërbime të ujësjellësit
- Efiçienca e kostos së furnizimit me ujësjellës
- Uji i pa faturuar
Shërbime të Ujërave të Ndotura
- Cilësia e shkarkimit të ujëra të ndotura
- Besueshmëria e sherbimit
- Mbulimi me shërbime të ujëra të ndotura
- Efiçienca e kostos së sherbimeve të ujëra të ndotura
Performanca Financiare - Komerciale
- Profitabiliteti
- Efiçienca komerciale
Metodologjia e Vlerësimit të Performancës
Vlerësimi i performancës bëhet sipas metodologjisë, ku në fokus janë kërkesat specifike rregullatore, në nivele të veçanta të shërbimeve dhe të implikimeve të kostos për konsumatorin. Pra, është bëre një krahasim në lidhje me nivelin ‘ideal’ të performancës së pritshme të kompanisë që funksionon mirë dhe ofron furnizim efiçentë me ujë dhe shërbime për ujëra të ndotura. Performanca e përgjithshme paraqet kombinimin e rezultateve nga tri kategoritë e biznesit të kompanisë, dmth: furnizimi me ujë, shërbime të ujërave të ndotura si dhe eficencen komerciale.
| Grupi | Njësia matëse e performancës | Koeficienti i nën-grupit | Koeficienti i Grupit | ||
|---|---|---|---|---|---|
| Ujë |
Cilësia e ujit të pijshëm Presioni Disponueshmëria Mbulueshmëria me shërbime të ujësjellësit Efiçenca e kostos Uji i pa-faturuar |
20% 5% 20% 20% 10% 25% |
100% | 45% | 100% |
| Ujëra të ndotura |
Cilësia e shkarkimeve Besueshmëria Mbulueshmëria me shërbime të ujërave të ndotura-kanalizimit Mbulueshmëria me shërbime të trajtimit të ujërave të ndotura Efiçenca e kostos |
10% 30% 30% 20% 10% |
100% | 30% | 100% |
| Parametri | Kriteret për matjen e performancës |
|---|---|
| Matja e performances të Furnizimit me ujë | |
| Cilësia e ujit |
Definicioni: Kombinimi i performancës së testeve bakteriologjike dhe fizike / kimike në bazë të koeficient krahasues 75:25.: Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 20%: Kalkulimi: [ U.1.A.01 x 75% + U.1.A.02 x 25%] x 20% |
| Presioni |
Definicioni: Përqindja e pronave të prekura nga presioni që bie nën nivelet e presionit minimal. Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 5% Kalkulimi: [100% - U.1.A.04] x 5% |
| Disponueshmëria |
Definicioni: Definuar si përqindje (e rregulluar) e pronave të prekura nga furnizimet e çrregullta. Ky tregues është i rregulluar për të reflektuar shkallën me të cilin ata që janë të prekur nga ndërprerjet e furnizimit janë të prekur nga peshimi/koeficienti i numrit të amvisërive me furnizim më të pakët se 18 orë me faktorin prej 2. Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 20% Kalkulimi: [100% - U.1.A.08*50% – U.1.A.10] x20% |
| Shtrirja e shërbimit |
Definicioni: Përqindja e popullatës në zonën e shërbimit që shërbehet me furnizim me ujë të pijshëm. Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 20% Kalkulimi: [U.2.A.02] x 20% |
| Uji i Pa faturuar |
Definicioni: Volumi total i UPF i pjestuar me volumin total të ujit të prodhuar. Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 25% Kalkulimi: UPF(%)*25%*Kb, Kb-Koficenti i besueshmërisë –i dalë nga procesi i Auditimit te dhenave per vitin perkatës) Nëse UPF(%) ≤25%=25% Ose UPF(%) ≥ 60% = 0% Të tjerët [60%- UPF%]/35% ] x 25% |
| Efiçenca e kostos |
Definicioni: Kosto për njësi e ujit të shitur krahasuar me koston e vlerësuar për njësi gjatë rishikimit tarifor (UWT) (duke përjashtuar kthimin në kapital). Kostoja për njësi më e vogël ose e barabartë me 90% të UT do të merr 100% dhe kostoja për njësi e barabartë ose që e tejkalon 140% të UWT do të merr 0%. Kostot e njësisë në mes 90% dhe 140% of UWT kalkulohen proporcionalisht. Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 10% Kalkulimi: Nëse W.3.B.03 ≥ 140% x UWT = 0% ose Nëse W.3.B.03 ≤ 90% x UWT = 10% Të tjerët [[140% - (W.3.B.03/UWT] / 50%] x 10% |
| Matja e performancës së shërbimit të Ujërave të ndotura | |
| Cilësia e ujërave të ndotura të shkarkuara |
Definicioni: Përqindja e kalimit të testeve të ujërave të ndotura që kalojnë standardet e përshkruara gjatë periudhës raportuese. Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 10% Kalkulimi: [S.1.A.01] x 10% |
| Besueshmëria |
Definicioni: Numri vjetor i incidenteve të tejngarkesës së kanalizimeve per 100 km të gypave krahasuar me nivelin ideal prej 0 deri në maksimum 100 Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 30% Kalkulimi: Nëse S.1.B.02 ≥ 100 = 0%, Të tjerët [100- S.1.B.02 ]x100 x 30% |
| Shtrirja e shërbimit |
Definicioni: Përqindja e popullsisë në zonën e shërbimit që shërbehet me një sistem të kanalizimit . Koeficienti i performancës sipas kategorisë:30% Kalkulimi: [S.2.A.02] x 30% |
| Shtrirja e shërbimeve për trajtimin e ujërave të ndotura |
Definicioni: Përqindja e popullsisë së shërbyer nga shërbimet me trajtimin e ujërave të ndotura. Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 20% Kalkulimi: [S.2.A.04] x 20% |
| Efiçenca e kostos |
Definicioni: E definuar si kosto për njësi për shërbimet e ujërave të ndotura për amvisëritë e shërbyera krahasuar me koston për njësi të vlerësuar në rishikimin tarifor (UST) (duke përjashtuar kthimin në kapital). Kosto për njësi më e vogël ose e barabartë me 90% të UST do të merr 100% dhe kostoja për njësi e barabartë ose që tejkalon 140% e UST do të merr 0%. Kostot për njësi në mes 90% dhe 140% të UST janë të kalkuluara proporcionalisht Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 10% Kalkulimi: Nëse W.3.B.03 ≥ 140% x UST = 0% ose Nëse W.3.B.03 ≤ 90% x UST = 10% Të tjerët [[140% - ( W.3.B.03/UST] / 50%] x 10% |
| Shërbimet e përbashkëta dhe matja e performances komerciale | |
| Furnizimi me ujë |
Definicioni: Poentimi i performancës së ujit i shumëzuar me koeficientin e përgjithshëm të performancës Koeficienti i përgjithshëm i performances: 45% Kalkulimi: [Poentimi i performancës së ujit] x 45% |
| Shërbimet me ujëra të ndotura | Definicioni: Poentimi i performancës së shërbimeve për ujëra të ndotura i shumëzuar me koeficientin e përgjithshëm të performancës. Koeficienti i përgjithshëm i performances: 30% Kalkulimi: [Poentimi i performancës për ujëra të ndotura] x 30% |
| Raportimi rregullator |
Definicioni Besueshmëria e të e dhënave e përcaktuar me procesin e Auditimit Kalkulimi [norma e përgjithëshme e besueshmërisë së të dhënave] x 5% |
| Ankesat e konsumatorëve |
Definicioni Numri total i ankesave të shqyrtuara me kohë në raport me numrin total të ankesave të parashtruara për shërbimet e ujësjellësit dhe ujërave të ndotura. Koeficienti i performancës sipas kategorisë: 5% Kalkulimi [Norma e ankesave të trajtuara] x 5% |