arru

Punëtoria e datës 08.07.2013

Publikimi i Raportit Vjetor të Performancës së Kompanive të Ujit në Kosovë, për vitin 2012Në këtë takim pune, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga KRU-të, Kuvendi, MZHE, MMPH, ERRU, SHUKOS, IKSHPK, TFU dhe donatorët tjerë si ZNKE, SCO, KfW, KIWER, IRD, dhe që u organizua nga Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim, të pranishmit patën mundësinë të njoftohen me Performancën e KRU-ve dhe sektorit në përgjithësi, për vitin 2012:Temat e prezantuara:

Prezantimi i Performancës së Sektorit, Qamil Musa

Prezantimi i Performancës Financiare të KRU, Jasmina Osmani

Prezantimi i rezultateve nga Performanca e përgjithshme e KRU, Qamil Musa

ZRRUK, ndau çmime për:

• KRU ‘Hidrodrini’ sh.a. Pejë, si Kompania me Performancën më të mirë në vitin 2012, si dhe për
• KRU ‘Prishtina’ sh.a. Prishtinë, si Kompania e cila ka pasur përmirësimet më të mëdha në vitin 2012, në raport me vitin 2011.

Scroll to Top